Nëntëqinda Akti i II nga Bernardo Bertolucci
Me Donald Sutherland, Sterling Hayden, Dominique Sanda, Burt Lancaster, Gérard Depardieu
Dramë – Histori, Italia, 1976, 146’
Pjesa e dytë e filmit Nëntëqinda fillon nga vitet 1930. Rrugët e Olmo-s dhe Alfredo -s, dy protagonistëve, janë të ndara. I pari, i ve, vazhdon luftën, duke marrë pjesë në mbledhjet e para të partisë; i dyti mbyllet në privatësinë e tij, i painteresuar ndaj ndryshimeve shoqërore që e rrethojnë. Më 25 prill 1945, padronët proçedohen dhe dy protagonistët ribashkohen në kujtim të miqësisë së tyre edhe pse vijnë nga klasa të ndryshme shoqërore.