Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Përmbledhje kinematografike “Terapi çifti” | Pritje dhe Ndryshime nga Sergio Colabona / KineKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë

Pritje dhe Ndryshime nga Sergio Colabona

Me Martina Stella, Corrado Fortuna, Samuela Sardo, Roberta Giarrusso, Paolo Conticini.

Komedi, Italia, 2016, 90’, Me titra në Anglisht

Dy histori të ndryshme dhe të pavarura, por të bashkuara nga e njëjta ngjarje, tronditja e jetës bashkëshortore nga shtatzania. Beatrice dhe Gianni, pavarësisht një jete të pasur pune, ëndrrojnë të kenë një fëmijë për të kurorëzuar lidhjen e tyre; por sapo gruaja mbetet shtatzënë, ndryshimet hormonale dhe ato të humorit, pritja dhe nervozizmi do të sjellin ndryshime të papritura. Megjithatë, edhe një çift tjetër, ëndërron të ketë një fëmijë. Ata janë Anna dhe Tina, të cilat e lejojnë regjizorin të trajtojë, pa rënë në stereotip, tematikën e fëmijëve në çiftet homoseksuale. Nuk do të mungojnë dhe vjehrrat që futin hundët kudo dhe pak intrigante.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana