Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin VI të Queer Film Marathon Tirana me shfaqjen e filmit Queer nga Luca Guadagnino.
Queer nga Luca Guadagnino
Me: Daniel Craig, Drew Starkey, Lesley Manville, Jason Schwartzman, Henry Zaga.
Dramë, Biografi – Itali, SHBA, 2024, kohëzgjatja 135 minuta
I vendosur në vitet 1950, Queer tregon historinë e Lee (Daniel Craig), një amerikan në mërgim të vetëzgjedhur që endet në hijet e kryeqytetit meksikan. Lee është një njeri jashtë kohe, jashtë vendi. Një rrënojë njerëzore që vëzhgon botën me ironi helmuese dhe një uri për dashuri që nuk guxon ta rrëfejë me zë të lartë. Jeta e tij ndryshon kur takon Allerton (Drew Starkey), një ish-marins të ri të pashëm dhe indiferent, i cili bëhet objekt i dëshirës së tij të heshtur dhe obsesive. Lee përpiqet ta fitojë me fjalë: monologë delirantë, histori të shpikura, teori konspiracioni, batuta therrëse. Por Allerton mbetet i largët, i paqartë, ndoshta mizor. Të dy fillojnë një udhëtim nëpër Meksikë, një arratisje pa destinacion që në fakt ngjan me një anije të mbytur për të dy: Lee ngjitet pas asaj dashurie të pamundur si një spirancë, por bota përreth tyre shkërmoqet, duke u bërë gjithnjë e më e rrallë. Si një ëndërr që shndërrohet në një makth.
Përshtatja e romanit me të njëjtin emër të William S. Burroughs, i cili rrëfen historinë e një udhëtimi në Amerikën e Jugut dhe një obsesioni seksual që transformon jetën e një burri të quajtur Lee.
Filmi ka marë një nominim për Golden Globe, një nominim për European Film Awards, një nominim për National Board, një nominim për Critics Choice Award dhe një nominim për SAG Awards.
4 tetor, ora 18:00
Kinema Agimi – Tiranë
Hyrja e lirë