Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin VI të Queer Film Marathon Tirana, me shfaqjen e filmit Il ragazzo dai pantaloni rosa të regjisores Margherita Ferri
Me: Samuele Carrino, Claudia Pandolfi, Andrea Arru, Sara Ciocca, Corrado Fortuna
Dramë, – Itali, 2024, kohëzgjatja 121 minuta.
Andrea Spezzacatena sapo ka mbushur 15 vjeç kur vendos t’i japë fund jetës së tij. Në dukje i gëzuar, me nota të shkëlqyera në shkollë dhe lidhje të forta me prindërit, ky akt i tij është krejtësisht i papritur.
E vërteta del në pah vetëm pas vdekjes së tij, kur nëna hyn në profilin Facebook të të birit dhe rindërton ferrin që ai kishte përjetuar: episode bullizmi dhe bullizëm kibernetik mes bankave të shkollës.
Filmi, i rrëfyer nga Andrea që flet nga bota e përtejme, rrëfen rrugëtimin që e bëri të ndihej pa rrugë dalje dhe shërben si një paralajmërim i fuqishëm për rreziqet e fjalëve dhe gjesteve që, në shikim të parë, mund të duken të padëmshme.
Filmi është fitues i një çmimi në Nastri d’Argento, dhe 2 kandidaturave në David di Donatello.
5 Tetor ora 18:00
Vila 31, Tiranë
Hyrja e lirë