Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

8-11 shkurt – Laborator në Teatrin Migjeni (Shkodër) me regjisorin Michele Modesto Casarin

Laborator në Teatrin Migjeni (Shkodër) me regjisorin Michele Modesto Casarin (Pantakin – Venecia) dhe punuesin e maskave Stefano Perrocco

Takim /laborator për produksionin italo-shqiptar të ‘Lojtari’ nga Carlo Goldoni

Përfshirë në gjashtëmbëdhjetë komeditë që Goldoni ka shkruar dhe vënë në skenë në sezonin 1750-51, “Lojtari” është frymëzuar nga ethet e lojës që përshkojnë jo vetëm Venezia –n, por gjithë Evropën gjatë gjithë shekullit të tetëmbëdhjetë. Protagonisti, Florindo, është një personazh “monologues” i cili jeton në një gjendje ankthi të përhershme, i gozhduar në tryezën e lojës dhe duke u kujdesur vetëm për fitimet përfundimtare të paarritshme. E shfaqur për herë të parë në Venecia në 1751 me rastin e Karnavaleve, shfaqja tregon historinë e “Lojtarit” Florindo, i cili i kapur nga vesi i kumarit, bie në duart e Lelio, lojtar i pandershëm. Duke gjetur tek loja rrënimin e tij, ai humbet të fejuarën Rosaura, të dashurën Beatrice, miqësitë dhe vetëm ndërhyrja e Pantalonit të vjetër, i cili do ta detyrojë Lelio – n të kthejë një pjesë të parave të vjedhura, e shpëton atë nga rreziku i martesës me motrën tetëdhjetëvjeçare Gandolfa të Pantalone, tezja e vjetër, e pakuptueshme dhe e egër e Rosaura-s.

Lojtari është një ndër komeditë e Goldonit që gabimisht janë lënë pas dore , por ende të një aktualiteti tronditës, me një tekst të rrallë, por pak i marrë në konsideratë nga tradita teatrore italiane. Varësia e bixhozit ishte një temë e rrënjosur thellë në Evropën e shekullit të 18 dhe sot është ende shumë aktuale. Loja, shkruante Carlo Goldoni, e çon njeriun në një gjendje të mjerueshme, lojtarët janë njerëz me mendje gjithmonë konfuze, plot shpresë dhe plot vese, të zemëruar. Të padurueshëm kur fitojnë, qesharakë kur humbin, pa miq, neglizhentë, të sëmurë, tradhtarë të vetës dhe familjeve të tyre. Një portret i pamëshirshëm, që përveç stigmatizimit të një vesi, ekspozon psikologjinë e atyre që e kanë lojën si motiv jete, ku e përditëshmja e lojtarit është një realitet i shtrembëruar që rrotullohet në vende ku vetëm mund të humbasësh paratë, ndjenjat dhe dinjitetin.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Teatro "Migjeni" di Scutari