Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, ka kënaqësinë të mbështesë Balkan Jazz Showcase me pjesëmarrjen e Ansamblit të Xhazit Adriatik, të përbërë nga Gent Rushi (piano), Lorenzo Scipioni (violonçel), Luca Di Battista (bateri) dhe Roberto Zechini (kitarë).
Projekti zë fill nga përvoja e rezidencës në Tiranë bateristit Luca Di Battista, i ftuar në vitin 2022 si pjesë e A.I.R. – Artists in Residence, një iniciativë e promovuar nga MIDJ me mbështetjen e SIAE dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Gjatë asaj përvoje, Di Battista u njoh me Gent Rushin, i cili e shoqëroi gjatë rrugëtimit të tij në Tiranë. Nga ky takim, mori formë kuarteti që do të bashkonte pianistin dhe trion italiane.
Gent Rushi, pianist dhe fizarmonicist shqiptar, filloi të studionte muzikë në moshën katër vjeç, duke përfunduar formimin e tij akademik në kompozim klasik pranë Akademisë së Arteve në Tiranë dhe piano xhaz pranë Universitetit të Arteve Folkwang në Essen. Ndër figurat kryesore të xhazit shqiptar, ai është kompozitor, aranzhues dhe udhëheqës i projekteve të shumta, me bashkëpunime ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në festivale në Europë dhe Azi. Ish-Drejtor Artistik i Jazz in Albania Festival dhe Balkan Jazz Showcase, është docenti i parë i zhanrit xhaz pranë Universitetit të Arteve në Tiranë dhe bashkëthemelues i departamentit të tij.
Lorenzo Scipioni, kontrabasist, ka qenë aktiv në skenën italiane të xhazit për vite me radhë, duke performuar në festivale, teatro dhe klube, dhe duke bërë regjistrime të shumta. Ka performuar me artistë të tillë si Scott Robinson, Michael Rosen, Franco Cerri, Tiziana Ghiglioni, Fulvio Sigurtà, Marco Tamburini, Daniele Sepe, Stefano Bedetti, Fabio Zeppetella dhe Massimo Manzi. Në vitin 2025, publikoi albumin e tij të parë si udhëheqës grupi, How Do You Turn This On, me NUGO Records.
Luca Di Battista, baterist italian i xhazit, i formuar pranë Konservatorit Luisa D’Annunzio në Pescara dhe në Siena Jazz dhe i specializuar në muzikë me maestro si Stefano Battaglia. Aktiv në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare, ai ka marrë pjesë në festivale si Umbria Jazz, Pescara Jazz dhe Jazz Showcase në Çikago, duke bashkëpunuar me muzikantë si Dave Douglas, Enrico Pieranunzi dhe Rosario Giuliani. Regjistrimet e tij janë publikuar nga etiketa ndërkombëtare dhe ka fituar çmime të ndryshme, duke përfshirë Çmimin Abbado dhe atë Miles Davis.
Roberto Zechini, kitarist, kompozitor dhe aranzhues, i formuar artistikisht nën mbikqyrjen e Garrison Fewell, Fabio Zeppetella dhe Ramberto Ciammarughi, i specializuar në kitarë xhazi dhe teknikë improvizimit. Aktiv në festivale dhe sezone të shumta ndërkombëtare në Europë, Afrikë dhe Ballkan, ai ka zhvilluar gjithashtu një rrugëtim kërkimor muzikor mbi ud-in (lahutë arabe) dhe një profil akademik midis filozofisë dhe estetikës. Bashkëpunon si muzikant dhe fomues në projekte të ndryshme artistike dhe kulturore.
26.09.2025 ora 20:00
Uiversiteti i Arteve Tiranë
Hyrja e lirë