Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Italian Design Day – edicioni i 3°| Marco Pietrosante – Ambasador i Dizajnit Italian në Botë

Workshop i dizajnerit Marco Pietrosante me rastin e edicionit të III të ITALIAN DESIGN DAY

Dizajner me diplomë masteri në Dizajn Sistemesh pranë ISIA Roma Design, merret me design thinking dhe inovacion. Art Director në fushën e komunikimit vizual dhe të dizajnit industrial, ai ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me institucionet më të larta të Shtetit, me Organet publike dhe Kompanitë private. Project Manager Kulturor ka promovuar aktivitete, konferenca, workshop-e që lidhen me dizajnin. Ka mbajtur poste drejtuese akademike dhe menaxheriale në universitetet publike dhe private. Udhëheqës i Masterit në ISIA Roma Design, jep mësim dhe bashkëpunon me universitete, kombëtare dhe ndërkombëtare. Në kuadër të aktivitetit të tij në fushën e dizajnit ai merret me social design dhe me evolucionin e tij në fushën e food design, sektor për të cilin në vitin 2007 i ka dhënë jetë masterit të parë ndërkombëtar në Romë. Koordinator tematik i përzgjedhjes vjetore të ADI Index-Compasso d’Oro, është pjesë integrale dhe nxitëse e Komisionit ‘Food Design ADI’. Ka krijuar dhe menaxhuar Çmimin Social Design Prize, që u jepet dizajnerëve më të përkushtuar ndaj sociales.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Università Polis - Tirana