Në datat 5 – 6 prill 2019, do të jenë të pranishme në Tiranë 40 Universitete, 5 Akademi të Arteve të Bukura dhe 3 Konservatorë.
Aktiviteti i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë synon të promovojë dhe mbështesë sistemin akademik italian në Shqipëri. Është në fakt Italia shteti që shumë të rinj shqiptarë e shikojnë me interes të madh për të filluar ose vazhduar studimet e tyre universitare, një vend që vazhdon të preferohet për afërsinë gjeografike, lidhjet historike, ekonomike, gjuhësore dhe kulturore.
Në Panair do të jetë gjithashtu e pranishme edhe Ambasada Italiane që do të ofrojë informacion të dobishëm mbi procedurat e regjistrimit dhe ndihmën e nevojshme për të shkuar me studime në Itali.
Hotel Rogner Tirana
Bussines Center
Hyrja e lirë nga Rruga Papa Gjon Pali II