Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin IX të hkodra Jazz Festival, duke prezantuar koncertin e Ilaria Pilar Patassini dhe Alessandro D’Alessandro.
Një këngëtare, interpretuese dhe autore me formim klasik dhe shpirt nomad, dhe një muzikant i organetos, i gjithanshëm, që vjen nga tradita e madhe popullore e folkut italian. Dy zëra dhe dy instrumente që, në një projekt duo, do të kishin tradicionalisht një hapësirë shprehëse të mirëpërcaktuar, nëse nuk do të qendronte fakti se Ilaria Pilar Patassini dhe Alessandro d’Alessandro i kanë ndërtuar karrierat e tyre pikërisht mbi tejkalimin e kufijve të zhanreve.
Nuk është rastësi që ata janë takuar artistikisht në projektin Canto Conte, një album i interpretueses romane kushtuar botës së Paolo Conte (autori i “Azzurro” dhe “Via con me”), i publikuar në fund të marsit të këtij viti, ku d’Alessandro, edhe ai një fans i zjarrtë i kantautorit të famshëm nga Piemonte, morri pjesë si i ftuar në katër këngë. Ashtu si në botën e Paolo Conte-s, edhe në atë të këtyre dy artistëve kanë pasur gjithmonë vend bashkëpunimet dhe projektet e lidhura me jazz-in, këngën franceze, argjentinase dhe atë të Amerikës Latine. Koncerti live i Ilaria Pilar Patassini dhe Alessandro d’Alessandro është një udhëtim në arkipelagun e këtyre katër gjuhëve dhe “ishujve” të afërt, që kanë aq shumë për të thënë dhe për të shkëmbyer mes tyre. Një koncert për të gjithë, i lëvruar dhe popullor njëkohësisht.
28.08.2025 ora 20:30
Muzeu Historik “Oso Kuka” – Shkodër / Hyrja e lirë