4 maj 2019, ora 11:00
5 maj 2019, ora 11:00 e ore 19:00
Për prenotime: +355 67 227 0668 ose www.teatrimetropola.l l
Me Giorgia Cocozza, Emanuele Scarlino, Anđelka Vulić
Realizimi nën kujdesin e Maria Rosaria Ponzetta
Teknik Alessandro Cardinale
Regjia Salvatore Tramacere
Çmim special “Festival Grand Prize” Isfahan Theater Festival for Children & Young Adults – Iran
Kopshte plastike është një udhëtim i mrekullueshëm për të zbuluar botë magjike. Botë më vete, secila me mrekullitë e saj, ku mund të takohen jashtëtokësorë, samuraj, magjistare dhe engjëj. Ku ka vend për kujtime, ëndrra, emocione. Tuba, veshje, kapela, një material i varfër dhe i ricikluar i ndryshëm që, në sajë të përdorimit imagjinar të dritave, shndërrohet si me magji në imazhe, vizione të çuditshme dhe qesharake, piktura plastike të një lëvizjeje fantazie.
Nuk kemi të bëjmë me një histori të vërtetë, por të trilluar, atje në moment, nga tre aktorë në skenë nëpërmjet transformimeve të tyre.
KOREJA, PORTRET I NJË TEATRI JUGU
Projekti artistik i Koreja përbëhet nga “vepra” “veprime” dhe “histori” (të vogla apo të mëdha qofshin) që fillojnë nga larg dhe mbi të gjitha nga nevoja e thellë për të ndërtuar në Jugun tonë të dashur /të urryer një “rezidencë teatri dhe kulture” e hapur ndaj inovacioneve, përballjes midis brezave të ndryshëm, një kaleidoskop të zhanreve dhe praktikave të artit ku rrënjëve tona ne gjithmonë i kemi kushtuar të njëjtën vëmendje dhe rëndësi të rrënjëve dhe të gjuhëve të të tjerëve, në një marrëdhënie të respektit të ndërsjelltë.