Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Edicioni V i Autostrada Biennale – Unfolding Currents: The Pulse of Time

AutostradaBiennale

Kuruar nga Erzen Shkolloli, do të zhvillohet nga data 5 korrik deri më 5 tetor 2025.

Unfolding Currents: The Pulse of Time” nxjerr në pah ndërveprimin dinamik midis artistëve, veprave të artit, audiencës dhe kontekstit të pasur historik të Prizrenit, Kosovë. Një qytet i shtresuar arkitektonikisht dhe kulturorisht, Prizreni është një arkiv i gjallë i trashëgimisë së vendit.

Në vitin e saj të dhjetë, Autostrada Biennale ka një qasje tjetër, duke ftuar artistë nga breza dhe prejardhje gjeografike të ndryshme të angazhohen me shumë site historike të qytetit. Duke riinterpretuar veprat e se shkuares dhe duke komisjonuar projekte të reja, ky edicion nxit një dialog të gjallë në të tashmen, duke reflektuar në mënyrë kritike mbi të shuarën.

Titulli “Unfolding Currents: The Pulse of Time” mishëron frymën e këtij dialogu:

  • Unfolding Currents”evokon evolucionin e vazhdueshëm të rrëfimeve historike dhe artistike;
  • The Pulse of Time” kujton natyrën ritmike dhe konstante të këtyre transformimeve.

Titulli thekson angazhimin aktiv të Bienales me kompleksitetin e kohës sonë bashkëkohore.

Autostrada Biennale – Official Website

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë praninë e skulptorit Giovanni Dal Sasso në këtë Bienale

Giovanni Dal Sasso (Venecia, 1991) është një trajtues dhe ekspozues arti me një formim të plotë në artet pamore dhe përvojë të gjerë në organizimin, instalimin dhe zhvendosjen e ekspozitave në institucionet më prestigjioze kulturore dhe artistike në Venecia.

Aftësitë e tij teknike variojnë nga suvatimi te piktura, nga zdrukthëtaria te përdorimi i mjeteve të dizajnit 3D, të gjitha të mbështetura nga aftësi të shkëlqyera manuale dhe një njohuri e thellë e materialeve të ndërtimit.

Ai njihet për qasjen e tij praktike dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve; përkushtimi i tij ndaj cilësisë dhe precizionit e ka bërë një figurë referimi në komunitetin venecian të artit dhe dizajnit.

Që nga qershori, Giovanni Dal Sasso është përfshirë në ekipin e organizmit të Autostrada Biennale, me detyrën e mbikëqyrjes së ekzekutimit, montimit dhe instalimit të veprave, duke siguruar që çdo ndërhyrje të respektojë standardet ndërkombëtare të ekspozitave muzeale.

Prania e tij përfaqëson jo vetëm një vlerë të shtuar në nivel teknik, por edhe një mundësi edukative dhe kulturore: përveç sigurimit të një instalimi të përsosur të veprave të edicionit të pestë, Giovanni do të ndajë aftësitë e tij me ekipin vendas, duke ofruar mundësi për mësim praktik dhe rritje profesionale. Përfshirja e tij do të kontribuojë gjithashtu në forcimin e dialogut midis operatorëve kulturorë italianë dhe kosovarë, duke promovuar një shkëmbim përvojash dhe vizionesh që do të pasurojnë të dy komunitetet.

  • Organizuar nga: Autostrada Biennale Prizren
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë