Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

KORÇË | Mirë, shumë mirë! Teatro Verde i Romës – Festivali Ndërkombëtar i Kukullave Tiranë

nga Andrea Calabretta – regjia nga Francesco Mattioni

Një prezantues të cilit i mungon siguria në vetvete përpiqet të “zbutë” një ushtri kukullash, t’i detyrojë ato të kryejnë numra muzikore të vështira dhe shumë serioze … por, dihet, kukullat janë të papërmbajtura dhe mbi të gjitha të paparashikueshme! Një varietet i guximshëm që ka si protagonistë aktorë, kukulla që janë pjesë e repertorit të gjerë të shfaqjeve të Kompanisë sonë: figura të animuara, simbole të periudhave të ndryshme, janë preteksti për të udhëtuar në kohë, në një varg situatash gazmore, poetike, emocionuese.

Numrat frymëzohen nga pjesë të repertorit italian: G. Rossini “Berberi” dhe “Hirushja”; G. Verdi “Libiam”, V.Bellini “Casta Diva”, Tarantella e pashmangshme napolitane me një Pulcinella gjithmonë dembel dhe i uritur. Dhe pastaj, ndonjë homazh kulturës ndërkombëtare, nga standardet e xhazit tek atmosferat italo-amerikane, gjithnjë të treguara me një shpirt italian, me dashuri auto-ironike.
Një pjesë surreale plot me kujtime, shënime historike, referenca kulturore, citime me shijë italiane. Shfaqja ka debutuar në Moskë në vitin 2008 dhe që prej asaj dite ka xhiruar të gjithë botën: Rumaninë, Bullgarinë, Tunizinë, Tajlandën, Azerbajxhanin, Portugalinë, Serbinë, Rusinë, etj. duke fituar shumë çmime!

Me: Diego di Vella, Veronica Olmi, Andrea Calabretta, Agnese Desideri, Valerio Bucci, Enrico Biciocchi, Matilde Biciocchi

Teatri Verde është një teatër tërësisht i dedikuar fëmijëve dhe familjeve që nga viti 1986 dhe gjatë viteve është bërë një pikë referimi e pazëvendësueshme për fëmijët, adoleshentët, shkollat dhe familjet e Romës. Sezoni teatral zgjat nga tetori deri në maj, me shfaqje çdo ditë: nga e hëna deri të premten, paradite për shkollat; të shtunave dhe të dielave për familjet.

Shfaqjet e propozuara gjithmonë parashikojnë përfshirjen e publikut, përdorin një teknikë të përzier (aktorë, kukulla, kllounë, lojra shpejtësie, hije, projektime …), shpesh trajtojnë tema sociale dhe preferojnë muzikën, ngjyrat dhe fantazitë.

Teatri Verde propozon teatrin si gjuhë dhe si të gjitha gjuhët, është më mirë të mësohet që në vogëli.

  • Organizuar nga: Festival Internazionale di Marionette Tirana
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura a Tirana