Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

TIRANA – NAIRAT

Atlante del Gran Kan – Autobiografia e një qyteti

Projekti: Sergio Maifredi dhe Gian Luca Favetto
Tekstet: Gian Luca Favetto
Regjia: Sergio Maifredi

Realizimi: Instituti Italian i Kulturës Tiranë
Produksioni: Teatro Pubblico Ligure – Drejtor i Produksionit: Lucia Lombardo
Drejtimi artistik, koordinimi me Universitetin e Arteve dhe mbështetja logjistike: Ema Andrea

Sa larg është Nairat? Nuk ka rrugë që mbush distancën që na ndan nga Nairat: është një distancë që e kemi në kokë » (Sergio Maifredi)

Projekti i Teatrit Publik Ligure, pas përvojave italiane SORI>IROS e ENNA>ANEN arrin në Shqipëri në TIRANA>NAIRAT dhe fillon një rrugëtim të ri. Bashkëpunimi është me Universitetin e Arteve dhe studentët e tij, të koordinuar nga aktorja Ema Andrea. Ecet përgjatë rrugëve që duket të jenë italiane, ku të rinjtë përgjigjen në anglisht dhe takohen italianë të vendosur në Shqipëri dhe shqiptarët që janë bërë italianë për vitesh. Dëgjohen dhe tregohen histori.

TPL TEATRI PUBLIK LIGURE u themelua në vitin 2007 nga Sergio Maifredi, Corrado d’Elia dhe Lucia Lombardo me qëllim valorizimin e Liguria-s përmes Kulturës dhe Spektaklit. Kjo është struktura e parë teatrale në Liguria, e krijuar duke kombinuar aftësinë sipërmarrëse me modelet prodhuese të argëtimit dal vivo, që e ka inseruar promovimin e territorit në statutin e tij dhe është i vetmi institucion teatral që themelohet si kompani, me bindjen se qytetet dhe komunitetet kanë nevojë për emocione për të zhvilluar ekonominë. TPL TEATRI PUBLIK LIGURE punon në territorin ligurian dhe kombëtar duke krijuar projekte të veçanta kulturore unike, për të nxjerrë në pah bukurinë natyrore, historinë ose arkitekturën e një vendi, duke u kujdesur për çdo aspekt, nga drejtimi artistik te komunikimi, deri në realizimin teknik dhe organizativ.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Università delle Arti - Tirana