Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, ka kënaqësinë të mbështesë serinë e konferencave Talks@UNIZKM_2025, duke ju ftuar në takimin “Rezidencat dhe hapësira publike” me Prof. Ark. Gabriele Lelli të Universitetit të Ferrarës.
Talks@UNIZKM_2025 është një projekt i lindur nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me qëllim promovimin e një serie konferencash ndërkombëtare mbi arkitekturën bashkëkohore italiane, si dhe hapjen e debateve kritike e ndërdisiplinore.
Takimi i dytë i serisë, i titulluar “Rezidencat dhe hapësira publike“, do të mbahet më 4 qershor 2025 në orën 15:00, në sallën B105 të Universitetit Katolik.
Do të trajtohet tema e dialogut mes rezidencave dhe hapësirës publike dhe se si të parat mund të transformohen në elementë aktivë në ndërtimin e qyteteve më gjithëpërfshirëse, të jetueshme dhe të përbashkëta.
Ky aktivitet është pjesë e Javës së Italisë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Institutin Italian të Kulturës.
Programi:
15:00 – Hyrje Prof. Fabio Capanni, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
15:15 – Leksion Prof. Ark. Gabriele Lelli, Universiteti i Ferrarës
16:30 – Pyetje dhe debat
17:00 – Fundi i punimeve
Gabriele Lelli, Profesor i Asociuar dhe Arkitekt, jep lëndën “Kompozim Arkitektonik dhe Urban” në Departamentin e Arkitekturës së Ferrarës. Ai kryen kërkime në fushën e dizajnit urban dhe arkitektonik; duke u përqendruar tek arkitektura e qëndrueshme, rigjenerimi urban dhe qyteti i shëndetshëm.
I diplomuar me Adolfo Natalini, ka zhvilluar aktivitete didaktike me profesorët Mario Zaffagnini dhe Massimo Carmassi, si dhe ka bashkëpunuar me arkitektin zviceran Peter Zumthor.
Gjatë karrierës së tij në mësimdhënie, ka dhënë mësim edhe në IUAV në Venecia, në Akademinë e Arkitekturës në Mendrisio në Zvicër dhe në Zonën Baske në Spanjë.
Në Universitetin e Ferrarës në vitin 2014 ai themeloi grupin e kërkimit të aplikuar “Next City Lab” në fushën e qyteteve inteligjente dhe qyteteve të shëndetshëm.
Aktualisht është përgjegjës i Laboratorit “Final Synthesis” kushtuar temë s së diplomës në “Dizajn” dhe drejtor i Masterit të nivelit të dytë “Micmaster – Innovation Management and Communities – Matching Real and Digital City”.
Për të aksesuar në takim nga distanca, klikoni linkun e mëposhtëm:
meet.google.com/opn-gfdw-xrz .