Vepra performuese dhe piktura: midis dramaturgjisë dhe sintezës së hapësirës.
Andrea Cusumano është akademik, regjisor, dramaturg, piktor, skulptor, performer, dirigjent dhe skenograf. Hulumtimi i tij, shumë heterogjen dhe cross-border midis disiplinave të ndryshme, varion nga eksperimentet formale me mediume pikture, skulptura, instalime mjedisore, Live Art dhe performanca komplekse teatrore, shpesh site-specific. Punimet e tij janë ekspozuar dhe prezantuar në seli të ndryshme prestigjioze dhe festivale ndërkombëtare në Evropë, Indi dhe SHBA. Ai është docent në Goldsmiths College-University of London dhe External Examiner në American University of Athens dhe në Central School of Speech and Drama në Londër. Ka qenë Senior Lecturer në Central Saint MartinsCollege of Art and Design, në Rose Bruford College, Profesor në International Summer Academy of Venice dhe Asistent Profesor në Sommerakademie für Bildende Kunst në Salisburg në klasat e Prof. Hermann Nitsch, Prof. Geoffrey Hendricks dhe Prof. Jacobo Borges. Është drejtor artistik i CeSDAS (Qendra Eksperimentale për Dramaturgjinë e Aplikuar në Hapësirë), me të cilën ka realizuar projekte të ndryshme të mësimdhënies dhe dramaturgjisë në bashkëpunim me institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Ka bashkëpuniar me Hermann Nitsch për më shumë se njëzet vjet. Që nga viti 2013 ka ideuar dhe kuruar një festival – residence Goldsmiths pranë Cantieri Culturali në Zisa, me qëllim promovimin e një pranie të përhershme të Universitetit të Londrës në Palermo.
Prej vitit 2014 dhe deri disa muaj më parë ka qenë Këshilltar për Kulturën në Bashkinë e Palermo-s.