Muzika elektronike flet një gjuhë pa kufij. Ajo është një kod i hapur, e aftë të krijojë lidhje të thella midis vendeve, kohërave dhe njerëzve.
Me Sequenze Frequenze, dëshirojmë të eksplorojmë pikërisht këtë potencial: përdorimin e tingullit si mjet marrëdhënieje, për të ndërthurur gjeografitë, imagjinatën dhe komunitetet artistike.
Italia dhe Shqipëria takohen në Tiranë në një rrjet frekuencash, bashkëpunimesh dhe pranish. Festivali zhvillohet si një ekosistem marrëdhëniesh, ku çdo shfaqje është një pikë kontakti mes botëve të ndryshme – një mundësi për të dëgjuar, për të zbuluar, për të transformuar.
Tirana shndërrohet kështu në një hapësirë të lirë, një trup që vibron. Vendet e saj — ArTurbina, Villa 31, Tunèl Terrace — nuk janë thjesht skena, por pjesë aktive e këtij rrjeti të ndjeshëm, i cili amplifikon zërat, lidh përvojat, gjeneron dialogun.
Luca Maria Baldini – kurator i SEQUENZE E FREQUENZE
Në program:
Lorenzo Senni, Heith, Samuel, Andrea Veneri, Siderea con Musica Nova Ensemble diretta da Harlen Nikkoli, Xhudi Dodaj, Xhulia Dodaj, Blerina Durmishaj, Remino Sula, VITTILUCCHI, Pakkiosans, Riccardo Cappelluti, Massimo Ciancarelli, Francesco De Sanctis, Luca Maria Baldini, Igor Imhoff.
