Gjatë fjalës së tij Simone Frangi do të paraqesë perspektivat e tij mbi teorinë si formë veprimi dhe mbi studimet vizuale si vend lufte kritike si dhe do të trajtojë çështjet e aktivizmit kuratorial dhe të funksionit politik të kërkimit kulturor.
Simone Frangi aktualisht është drejtor artistik i Viafarini, organizatë milaneze për promovimin e artit bashkëkohor dhe bashkë-kurator i DOCVA (Qendra e Dokumentacionit për Artet Pamore) në Fabbrica del Vapore, në Milano. Në vitin 2012/2013 ka qenë Profesor i Estetikës dhe Kulturës Vizive në Universitetin “Jean Moulin” – Lyon III dhe që nga viti 2013 është Profesor i Teorisë dhe Aktualitetit të Artit Bashkëkohor në Akademinë e Arteve të Bukura dhe Dizajnit të Grenoble. Prej vitit 2013 është bashkë-kurator i Performance Art Award- në Centrale Fies – Ambjentet për Produksionin e Performing Arts në Trento.