Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Guitar Duo Giovanni Masi dhe Lucio Matarazzo – Albania Guitar Festival – Java e Italisë

Guitar Duo Giovanni Masi e Lucio Matarazzo

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Albania Guitar Festival me pjesëmarrjen e dy kitaristëve Giovanni Masi dhe Lucio Matarazzo.

02.06.2025 ora 19:30

Salla “Tonin Harapi” – Liceu Artistik Tiranë

Hyrja e lirë

PROGRAMI

Giovanni Masi – Lucio Matarazzo

Guitar Duo

___________________________

SOUTHAMERICA (con un “intruso”)

M.Nobre: 6 pieces from Ciclos Nordestinos

S.Goss: Aphorisms (dedicati al duo Masi-Matarazzo)ì

E.Gismonti: Agua e vinho

A.Piazzolla: Lo que vendrà

S.Goss: Aphorisms

L.Brouwer: Toccata (dalla Sonata Elegíaca dedicata al duo Masi-Matarazzo)

S.Goss: Aphorisms

S.Assad: Doppia consonanza (World premiere, dedicato al duo Masi-Matarazzo)

S.Goss: Aphorisms

P.Bellinati: Jongo

 

SOUTH AMERICA është një udhëtim midis Brazilit dhe Argjentinës, toka historikisht, por edhe muzikalisht, të ndërlidhura, përmes muzikës së disa prej autorëve më të rëndësishëm të atyre vende.

Por do të kemi edhe një “ndërhyrje”, një pjesë nga kompozitori londinez Steven Goss, Aphorisms, me pasazhe/fragmente shumë të vogla, të cilat veprojnë, me ironi dhe thjeshtësi, si ndërhyrje që “prishin” vazhdimësinë e programit.

Duoja Giovanni Masi – Lucio Matarazzo, e formuar  kohët e fundit, lindi si pasojë e një lidhje spontane e bazuar në respekt, por edhe në empatinë dhe bashkëfajësinë e gjeneruar midis një mësuesi dhe njërit prej studentëve të tij më të mirë gjatë studimeve të këtij të fundit në Konservatorin e Avellino-s. Që në fillim, ky bashkim ngjalli entuziazëm të madh te Leo Brouwer, i cili donte t’ua kushtonte atyre Sonatën e shkëlqyer Elegíaca. Disa kompozitorë të tjerë kanë shkruar tashmë për duon, si S.Assad, D.Bogdanovic, S.Goss, G.Susani, G.Del Vescovo, V.Saldarelli, F.Cavallone, T.Theodoroudis etj. Duoja ka performuar tashmë në disa festivale ndërkombëtare si ai i Aalborg dhe Iserlohn. Aktualisht po punon në disa projekte regjistrimi dhe editoriale mbi muzikën e Amerikës së Jugut dhe atë baroke, të cilat do të publikohen së shpejti.

  • Organizuar nga: Albania Guitar Festival
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë