Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Pafundësia” e Giacomo Leopardi-t mbush 200 vjet” | Kozmologjia Moderne dhe Pafundësia e Leopardi-t

“Pafundësia” e Giacomo Leopardi-t mbush 200 vjet”

Kozmologjia Moderne dhe Pafundësia e Leopardi-t
Prof. Pietro Benvenuti

Në bisedë me Prof. Mimoza Hafizi
Moderator: Alberto Cutillo, Ambasador i Italisë

————————————————————–

Instituti Italian i Kulturës i Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, ka parashikuar një varg iniciativash të frymëzuara nga “Pafundësia e G. Leopardit “dhe të konceptuara me rastin e kremtimeve për dyqindvjetorin e krijimit të saj. Aktivitetet synojnë të rrisin figurën e poetit të madh italian dhe në të njëjtën kohë të mbajnë gjallë kujtesën nëpërmjet kontaminimit dhe deklinimit të konceptit të pafundësisë në fusha të ndryshme. Periudha kohore e projektit është 2019 dhe janë zgjedhur aspekte të ndryshme në të cilat ideja e pafundësisë mund të ngjallë interes edhe në një publik jo specialist ose akademik.

Prof. Pietro Benvenuti

I lindur në Conegliano, në provincën e Treviso-s, në vitet Shtatëdhjetë është diplomuar në fizikë në Universitetin e Padova-s. Ndërmerr hapat e para si astronom në Observatorin Asiago të Universitetit të Venezia-s, pastaj më 1977 transferohet në Observatorin Hapësinor IUE të agjencisë hapësinore evropiane në Villafranca del Castillo (Madrid) ku punon si “Astronome Rezident”. Në vitin 1981 bëhet anëtar i stafit të Agjencisë hapësinore evropiane dhe merr postin e drejtorit të Observatorit IUE.

Për 19 vite ka qenë përgjegjës shkencor evropian i projektit “Hubble” (një projekt në bashkëpunim midis NASA dhe ESA) në emër të Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe drejton Qendrën ESA për Teleskopin Hapsinor “Hubble” në ESO (European Southern Observatory) në Mynih.

Nga viti 1986 deri në 2005 ka qenë Profesor i Astrofizikës në Universitetin e Cagliari-t. Në vitin 2005 fillon të japë mësim në departamentin e Astronomisë të Universitetit të Padova-s si profesor i Astrofizikës së energjive të larta. Në vitin 2007 emërohet, për një mandat katërvjeçar, anëtar i bordit të Agjencisë Hapësinore Italiane (ASI). Benvenuti bëhet Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar Astronomik (Uai). Studimet e tij shkencore përqëndrohen në mjetin ndëryjor të përhapur , në rajonet e formimeve yjore dhe mbetjeve të supernovave. Ai gjithashtu merret edhe me aplikacionet kompjuterike në fushën e astrofizikës dixhitale, në veçanti me projektin për realizimin e Observatorit Virtual Astrofizik (AVO).

  • Organizuar nga: Ambasciata d'Italia e IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Accademia delle Scienze