Me rastin e Nisjes së Madhe në Shqipëri të Giro d’Italia 2025, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë i kushton dy ditë pasionit për çiklizmin, mes zërave, imazheve dhe historive që rrëfejnë guximin, sakrificat dhe mrekullinë.
5 maj – Podcast live i podcastit Fuori Tempo Massimo me Gabriele Gianuzzi dhe Michela Pelacci (Ultimo Uomo)
Biblioteka IIC
ora 18:00
Podcast live nën kujdesin e Ultimo Uomo, një revistë online italiane, e themeluar në vitin 2013 dhe e njohur për qasjen e saj inovative ndaj gazetarisë sportive, e aftë të ndërthurrë me cilësi të lartë, analiza të thella dhe rrëfime. Ultimo Uomo eksploron pikë-takimet mes sportit, kulturës, shoqërisë dhe identitetit, dhe ka zhvilluar një seri podkastesh të suksesshme si Pendolino, La Riserva, Quiet Please dhe Lauda.
6 maj – Bisedë me Eugert Zhupën dhe Mejdin Malhanin
Kinema Agimi
ora 18:00
Bisedë me kampionin shqiptar Eugert Zhupa dhe komisarin teknik të ekipit kombëtar të çiklizmit, Mejdin Malhani.
Biseda do të ndiqet nga shfaqja e dokumentarit Wonderful Losers nga regjisori lituanez Arūnas Matelis, një homazh epik për heronjtë e heshtur të çiklizmit. Filmi zbulon anën e fshehtë të Giro d’Italia-s, duke treguar historinë e gregarëve: çiklistëve që lanë mënjanë ambiciet e tyre për të mbështetur udhëheqësit e ekipit. I xhiruar gjatë edicioneve të viteve 2014 dhe 2015, dokumentari ofron një vështrim intim mbi punën e tyre, duke nxjerrë në pah lodhjen, sakrificën dhe rolin themelor të ekipit mbështetës. Wonderful Losers është vlerësuar me çmime të shumta ndërkombëtare, përfshirë çmimin për Dokumentarin më të Mirë në Festivalin e Filmit në Trieste 2018 dhe DocsBarcelona 2017.