Në kuadër të konkursit Artificial Intelligence vs Human Intelligence, promovuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranës dhe nga start-up Wild Creative Industry, në datat 28 dhe 29 Prill 2025, Universiteti i Arteve në Tiranë do të presë workshop-in From Dark to Light, me fotografin italian Marco Biondi.
Marco Biondi përfaqësohet nga studio e fotografisë Allucinazione, me qendër në Romë. Gjatë karrierës së tij, është vlerësuar me disa nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare, si: Cannes Lions International Festival, New York Festivals Advertising Awards, Lürzer’s Archive, Art Directors Club. Ekspozita e tij fotografike Transfotografia u prezantua nga kritiku i artit Achille Bonito Oliva dhe veprat e tij janë pjesë e koleksioneve publike dhe private.
Workshop-i përfshin dy aktivitete kryesore: analizën e portofolit personal të studentëve dhe sesione praktike fotografike.
Fotografitë më të mira të realizuara nga studentët do të marrin pjesë në konkursin Artificial Intelligence vs Human Intelligence.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni:
iictirana.esteri.it