Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vila 31 artist residencies në Tiranë l 9-13 prill

Vila31ArtExplora

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpojë me Vila31, të administruar nga ArtExplora Foundation, me projektin “Brinjë me Brinjë” që artisti Genny Petrotta po zhvillon gjatë rezidencës në Tiranë dhe do të prezantohet gjatë Open Studio Visit nga data 9 deri më 13 prill 2025.

artexplora.org/en/articles/vila-31-open-studios

Genny Petrotta jeton dhe punon në Palermo. Vepra e saj fokusohet tek riinterpretimi poetik i historisë dhe rrëfimeve të pakicave, me vëmendje të veçantë ndaj trashëgimisë së tij kulturore arbëreshe. Duke përzgjedhur video instalacionin dhe performancën si media kryesore, Petrotta përdor një proces kinematografik ndërtimi, shkrimi dhe filmimi të projektit. Punët e tij janë ekspozuar në institucione të ndryshme, duke përfshirë Fondazione Studio Rizoma (Itali, 2024), Autostrada Biennale, (Kosovë, 2023-2024), Fondazione Sandretto Re Rebaudengo, (Itali, 2024), Postane, (Turqi, 218, 2023). Që nga viti 2016 është anëtar i kolektivit artistik Il Pavone.

Projekti i rezidencës Artist residencies Tirana – residents

Projekti “Brinjë me Brinjë” (Rib by Rib) i Genny Petrotta-s thellohet në historinë e shtresëzuar të Burrneshave – gra që në disa shoqëri ballkanike marrin një rol mashkullor, të njohur shoqërisht dhe të rregulluar nga Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare.

Duke u mbështetur tek Hamleti si një kornizë poetike, projekti zhvillohet si një poemë vizuale që pasqyron këtë rit kalimi, duke trajtuar temat e transformimit, mungesës dhe ndërtimit të vetvetes.

Megjithëse tradita e Burrneshës po zhduket ngadalë, temat që ajo mishëron – gjinia, autonomia dhe identiteti – mbeten thellësisht të rëndësishme në kuadrin bashkëkohor.

Shpesh të keqinterpretuara dhe të bujshme nga mediat perëndimore, këto figura ekzistojnë përtej miteve të projektuara mbi to. “Brinjë me Brinjë” kërkon të zbërthejë këto rrëfime për të rikthyer kompleksitetin dhe kuptimin e tyre të qëndrueshëm.

“Brinjë me Brinjë”, i zhvilluar si një video instalacion, është pjesa e parë e një projekti më të madh dhe do të prezantohet nga data 9 deri më 13 prill pranë Vila 31 – ish-shtëpia e diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, gjatë Open Studio të rezidencës të mbështetur nga ArtExplora.

 

Aktualisht projekti mbështetet nga FONDO di Santarcangelo dei Teatri dhe ArtExplora.

 

 

  • Organizuar nga: Vila31 - ArtExplora
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë