Daniele Gorgone – piano
Me shprehje adrenaline, tipike e bopper-it, i mbushur me lakime tërheqëse të bluzit, Daniele Gorgone është një talent i ndritur i pianos xhaz të Italisë. Gjatë karrierës së tij të pasur artistike e ndan skenën dhe studion e regjistrimit me një sërë xhazistësh të suksesshëm nëpër botë, nga Scott Hamilton, Wayne Tucker, tek Tom Kirkpatrick, Perico Sambeat, David Pastor, Juliet Kelly, Luciano Milanese, Flavio Boltro, Emanuele Cisi, Roberto Gatto, Fabrizio Bosso, e shumë të tjerë.
http://www.danielegorgone.com/
Marco Piccirillo – kontrabas
Marco Piccirillo, kontrabasist, kompozitor arranzhator. Plotëson formimin e tij muzikor midis “Centro Jazz” në Torino, dhe C.P.M. në Milano. Poliedrik aktivist, me eksperienca të panumërta si Side-man si kantautor, në Tangon Argjentinase, në teatër, në kërcim si kompozitor apo muzikant skene. Aktiviteti i tij profesional e ka bërë të fitojë eksperiencë në sfera të ndryshme muzikore.
Bashkëpunon me muzikantë dhe artistë me famë ndërkombëtare të disiplinave të ndryshme si Famadou Don Moye, Brenna Whitaker, Denise King,Tia Brazda, Jan Ozveren, Neja, Robby Marshall, Kirk McDonald , Fabrizio Bosso, Emanuele Cisi, Nicolaj Zirkov, Alexander Bozhenko, Gabriele Mirabassi, Enrico Pieranunzi, Massimo Manzi, Eric Legnini, Jazz Accident, Fabrizio Gaudino, Philip Harper, Byron Landham, Enzo Zirilli, Roberto Taufic, Gilson Silveira, e shumë të tjerë.
www.myspace.com/marcopiccirillo
Matteo Cidale – bateri
Lindur në Spezia në vitin 1990, nis të luajë në bateri në moshën 3 vjeçare. Studion privatisht instrumentin e tij deri në moshën 17 vjeçare, fiton bursa të shumta studimi ”Konkurs Kombëtar për Muzikantë të Rinj” me nota më të larta se 98/100. Eksperimenton të gjitha llojet e muzikës rock, pop, funky dhe folk, por pasioni i tij është xhazi.
Ka bashkëpunuar dhe luajtur me shumë artistë të kalibrit ndërkombëtar, nga Jerry Weldon tek Larry Franco, Alessio Menconi, Renato Sellani, Max Ionata e shumë të tjerë. Është lider i kuintetit i cili mban emrin e tij e në të cilin bëjnë pjesë Marcello Picchioni piano, Manuel Trabucco saks, Daniele Raimondi trombë dhe Enrico Mianulli bas.