Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Kosovë – DokuFest 2019 – edicioni i XVIII | 2-10 Gusht Prizren

DokuFest, International Documentary and Short Film Festival, është festivali më i madh i kinemasë në Kosovë. Çdo vit, në kinematë e sallat e projektimit të përshtatura në qendrën historike të Prizrenit projektohen mbi 200 filma nga e gjithë bota.

Në një vend dhe në një botë të dominuar nga një histeri e rreme, edicioni i këtij viti përqendrohet mbi atë që është reale dhe mbi atë që është false dhe mbi atë sesi e gjithë kjo ndikon në përzgjedhjen e konceptit të SË VËRTETËS si temë. Në atë që premton të jetë një kremtim i kinemasë rrënjësore, me një sërë relatorësh në dispozicion për të diskutuar mbi nocionin e SË VËRTETËS, si në kinema ashtu edhe në botë, dhe nëpërmjet një programi ekspozitash në vend të hapur, takimesh me artistë, workshop-esh bashkëpunues dhe muzikës, spektatorët ftohen në një udhëtim lojcak midis realitetit dhe fantazisë, gënjeshtrave subjektive dhe të vërtetave objektive, politikës në një botë të globalizuar dhe peisazhit dixhital pas së vërtetës.

Për programin e festivalit http://dokufest.com/

Enrico Vannucci, konsulent i filmave me metrazh të shkurtër në Venezia Film Festival dhe përgjegjës i Torino Film lab është ftuar të jetë anëtar i jurisë.

Prenotazione non più disponibile

  • Organizuar nga: DocuFest Prozren
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura a Tirana