Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ciao bambino nga Edgardo Pistone – Italian Screens

Ciao bambino_I.S

Instituti Italian i Kulturës ka kenqaesine te prezantoje filmin e katërt për këtë edicion të ciklit ITALIAN SCREENS

Ciao bambino nga Edgardo Pistone

Me: Marco Adamo, Anastasia Kaletchuk, Luciano Pistone, Pasquale Esposito, Salvatore Pelliccia

Dramë, – Itali, 2024, kohëzgjatja 95 minuta.

Filmi zhvillohet në fund të verës dhe ndjek aventurat e një djali 19-vjeçar të quajtur Attilio, i cili jeton në lagjen Traiano të Napolit. I riu caktohet të mbrojë një prostitutë nga Lindja, por shpejt përfundon duke rënë në dashuri me të. Megjithatë, ai është i detyruar nga rrethanat t’i mbajë të fshehta ndjenjat e tij. Pasi lirimit nga burgu të të atit, i persekutuar nga fajdexhinjtë, djalit do t’i duhet të shlyejë një borxh të konsiderueshëm dhe do ta gjejë veten të detyruar të zgjedhë mes vajzës që dashuron dhe babait të tij, duke vënë në rrezik lirinë dhe gjithë çfarë kishte në jetë.

Vlerësuar në Festivalin e Filmit në Romë.

Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës.

15.04.2025 ora 19:00

Kinema Millennium – Tiranë

Hyrja e lirë

Film në italisht me titra në anglisht

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: MAECI, Cinecittà dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës