Instituti Italian i Kulturës ka kenqaesine te prezantoje filmin e dytë për këtë edicion të ciklit ITALIAN SCREENS
La bicicletta di Bartali nga Enrico Paolantonio
Animacion, – Itali, Indi, Irlandë, 2024, kohëzgjatja 80 minuta
Protagonist i historisë është biçikleta me të cilën Gino Bartali transportonte dokumente false për të shpëtuar qindra hebrenj nga barbaria nazi-fashiste në Toskanë në vitet 1943-44. Në Jerusalem, gjashtëdhjetë vjet më pas, biçikleta e Bartali-t shndërrohet në simbol të aventurës së Davidit, një çiklist i ri hebre izraelit që miqësohet me Ibrahimin, një djalë arab izraelit, me të cilin krijon një bashkëpunim të fortë dhe ëndërron të fitojë kampionatin e çiklizmit, duke thyer rregullat, por duke sjellë paqe dhe tolerancë në komunitetet e tyre përkatëse. Rruga nuk do të jetë pa pengesa, por përmes sportit dy miqtë e rinj, do të mësojnë respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin, sakrificën, duke njohur njëri-tjetrin dhe duke ndërtuar një lidhjeje të thellë, e aftë të kapërcejë ndarjet e imponuara nga shoqëria.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës.
13.04.2025 ora 17:00
Kinema Millennium – Tiranë
Hyrja e lirë
Film në italisht me titra në anglisht