Instituti Italian i Kulturës ka kenqaesine te prezantoje filmin e parë për këtë edicion të ciklit ITALIAN SCREENS
Gloria! nga Margherita Vicario
Me: Galatéa Bellugi, Carlotta Gamba, Veronica Lucchesi, Mariavittoria Dallasta
Dramë, – Itali, Zvicër, 2024, kohëzgjatja 100 minuta.
Venecia, një kolegj femrash në fund të Shtatëqindës. Së bashku me një grup të vogël muzikantesh të jashtëzakonshme, Teresa, një grua e re me talent vizionar, kapërcen shekujt dhe sfidon katafalkët e pluhurosur të Ancien Régime duke shpikur një muzikë rebele, të lehtë dhe moderne.
Filmi ka marrë 3 nominime dhe fituar një çmim në Nastri d’Argento, në Itali në Box Office.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës.
12.04.2025 ora 19:00
Kinema Millennium – Tiranë
Hyrja e lirë
Film në italisht me titra në anglisht