Sotto una buona stella nga Carlo Verdone
Me: Carlo Verdone, Paola Cortellesi, Tea Falco, Lorenzo Richelmy, Eleonora Sergio.
Komedi – Italia, 2014, 103 minuta
Çfarë do të ndodhte nëse një sipërmarrës i pasur (Carlo Verdone), i divorcuar, me një shtëpi të bukur, një jetë të rehatshme, një vajzë tej mase të bukur (Eleonora Sergio), papritur të gjindej i detyruar të bënte Zonjën e shtëpisë me dy fëmijë te të njëzetat dhe një mbesë në ngarkim? Për ti komplikuar më tej gjërat është ardhja e një fqinje e re dhe e zhurmshme, Luisa (Paola Cortellesi) .. do të jetë vallë dashuri?
Kush mund ta thotë, por kur një histori lind nën një yll me fat, çdo evolucion është i mundur.