Pjesëmarrje në Festivalin Kombëtar shqiptar të komedisë në Korçë “KoKo Fest”, një bashkëprodhim i Institutit Italian të Kulturës dhe Teatrit Migjeni në Shkodër, e Kumarxhiut të Carlo Goldoni-t
Përmbledhja dhe përshtatja: Michele Modesto Casarin
Regjia: Michele Modesto Casarin
Maskat: Stefano Perocco di Meduna
Përkthimi në shqip: Zija Vukaj
Pak e shfaqur dhe e lënë pas dore në krahasim me Komeditë e tjera të Carlo Goldoni-t, “Kumarxhiu” është një portret i pamëshirshëm, që përveç stigmatizimit të një vesi, zhvesh psikologjinë e atyre që e kanë kthyr lojën e kumarit në një arsye për të jetuar, ku jeta e përditshme e kumarxhiut është një realitet i shtrembëruar rreth vendeve ku mund të humbësh para, dashuri dhe dinjitet. Varësia nga bixhozi ishte një temë e konsoliduar në Evropën e shekullit të tetëmbëdhjetë, dhe është akoma shumë aktuale edhe sot.
Personazhe:
Pantalone de’ Bisognosi, Tregtar: Simon Shkreli
Rosaura, vajza e tij, e fejuara e Florindos: Linda Jarani
Florindo i ri, lojtar: Indri Qyteza Shiroka
Beatrice, e dashura e Florindos: Fritz Selmani
Lelio, lojtar: Vladimir Doda
Tiburzio, kumarxhi profesionist: Jozef Shiroka
Gandolfa, motra plakë e Pantalones: Merita Smaja
Colombina, kamarierja e Rosauras: Zyliha Miloti “ Mjeshtër i Madh”
Brighella, roja i kazinosë: Pjerin Vlashi
Menico, fshatar: Simon Shkreli
Goldoni: Jozef Shiroka
Muzikantë:
Rezarta Smaja, Ilir Zoga, Namik Jahja, Bled Doçi, Fatmir Mesi