Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Workshop nga regjisori Paolo Commentale

PaoloComentale_web

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Kukullave Tiranë, duke mbështetur praninë e regjisorit Paolo Comentale, i cili do të zhvillojë një workshop për aktorë, skenografë dhe regjisorë të rinj, mbi teknikat e prodhimit të kukullave dhe përdorimit skenik.

26.03.2025 ora 18:00

Teatri i Kukullave Tiranë

Paolo Comentale, i lindur në Bari në vitin 1956, është artist, regjisor dhe shkrimtar me një karrierë të gjatë kushtuar teatrit të kukullave, në veçanti  Pulcinella-s. Pasi u diplomua me sukses për Letërsi Moderne pranë Universitetit të Barit në vitin 1981 me një tezë për historinë e teatrit, ai filloi karrierën e tij artistike duke promovuar kursin e parë për animatorë teatralë në Bari në vitin 1976, duke bashkëpunuar me figura të shquara si regjisori Giuseppe Tornatore dhe muzikanti Roberto Ottaviano.

Me kalimin e viteve, ka ndërtuar marrëdhënie me eksponentë të rëndësishëm të teatrit të animuar, duke përfshirë aktorin e teatrit të kukullave Otello Sarzi, kukullbërësin Mimmo Cuticchio, si dhe artistë të kalibrit të Emanuele Luzzati-t dhe Gianni Rodari-t, me të cilët ka ndarë një aktivitet kulturor intensiv. Në vitin 1983 ai themeloi kompaninë Granteatrino, duke e drejtuar kërkimin e tij drejt teatrit të kukullave dhe duke thelluar lidhjen me Pulcinella-n. Në vitin 1988, krijoi Casa di Pulcinella, teatri i parë italian i dedikuar tërësisht kësaj kukulle të famshme, i cili është kthyer në një pikë referimi për teatrin e kukullave dhe për promovimin kulturor të fëmijëve.

Si autor dhe regjisor, ai ka realizuar shfaqje të shumta teatrale për fëmijë, duke bashkëpunuar me artistë dhe intelektualë me famë kombëtare dhe ndërkombëtare, ku përmendim: Eugenio Barba, Maurizio Scaparro, Svetlana Aleksievič dhe ilustrues si Nicoletta Costa dhe Lorenzo Mattotti. Shfaqjet e tij kanë bërë turne në të gjithë botën, duke vizituar vende si Japonia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Kuba dhe disa vende afrikane.

Krahas veprimtarisë së tij teatrale, Comentale i është përkushtuar shkrimit, duke botuar libra të shumtë për fëmijë dhe të rinj, si dhe duke bashkëpunuar rregullisht që nga viti 2000 me Gazzetta del Mezzogiorno, ku redakton rubrikën kulturore. Ka promovuar projekte edukative dhe sociale, të tilla si Arterapia Infantile, drejtuar fëmijëve të shtruar në spital dhe ka themeluar themeloi Scuola di Formazione per Giovani Burattina. Në vitin 2024, UNIMA njohu kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen e teatrit të kukullave, duke përfshirë Granteatrinon në Enciklopedinë Botërore të Kukullave.

Aktualisht vazhdon me pasion aktivitetin e tij, duke iu përkushtuar teatrit, shkrimit dhe trajnimit, me synimin për të rritur dhe ruajtur teatrin e kukullave si një trashëgimi kulturore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

  • Organizuar nga: Teatri i Kukullave Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë