Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Archea Associati kanë kënaqësinë të prezantojnë konferencën e Ark. Marco Casamonti “Tribute, arkitektura si formë dialogu”
25.03.2025 ore 12:30
Aula Magna – Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Sheshi Nënë Tereza, Tiranë
Hyrja e lirë
Aktivitet me përkthim simultan
Arkitektura mund të shihet si një “dialog” mes së shkuarës dhe së ardhmes, midis funksionit dhe simbolizmit, midis traditës dhe inovacionit.
Do të eksplorojmë se si arkitektura mund të shkojë përtej ndërtimit të thjeshtë të hapësirave, duke u shndërruar në një formë të fuqishme dialogu mes së shkuarës dhe së ardhmes, midis kulturave dhe komuniteteve.
Marco Casamonti është arkitekt italian, profesor Dizajni Arkitekturor dhe Urban pranë Universitetit të Xhenovas dhe partner themelues i studios Archea Associati. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në vitin 1990 pranë Universitetit të Firences, vijoi me mbrojtjen e doktoraturës në vitin 1994. Studio e tij, e themeluar në vitin 1988, numëron mbi 120 arkitektë dhe realizon projekte që variojnë nga arkitektura tek dizajni. Ndër veprat e tij më të njohura, janë Veraria Antinori në Chianti Classico, Biblioteka e Nembro-s dhe Li Ling World Ceramic Art City në Kinë. Në Shqipëri, ka realizuar Arenën Kombëtare në Tiranë, stadiumin më të madh në vend, Alban Tower, një rrokaqiell 107 metrai lartë, si dhe Tirana Garden Building. Casamonti drejton gjithashtu revistën ndërkombëtare “Area” dhe merr pjesë aktive në konferenca dhe debate mbi arkitekturën bashkëkohore.
https://www.archea.it/profilo/