Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Libohove I Après La Classe në SOFAT – Festival kushtuar sharmit të jetës rurale

Grupi salentin Après La Classe lindi në Aradeo, një qytet i vendosur në zemër të Salento-s në 1996 dhe menjëherë u afirmua në klube të ndryshme live në Puglia. Në vitin 2002 ata nxorrën ​albumin e parë “Après La Classe” (Edel) dhe prej këtu filloi një aktivitet i gjatë dhe intensiv live në të gjithë Italinë. Në vitin 2004 doli albumi i tyre i dytë, “Un numero” dhe prej këtu filluan kërkimet muzikore të grupit, drejt botëve muzikore dhe akustike, larg kanoneve të zakonshme diskografike italiane. “Shtëpia” e vërtetë e djemve salentin tani është skena, turnetë e tyre janë pafund dhe gjithnjë e më të populluara dhe marrin Çmimin si zbulim i vitit 2005 nga Shoqata “Super Club Live”. Albumi i tyre i tretë “Luna Park” i përket vitit 2006 dhe, në të njëjtin vit, grupi feston dhjetë vjet aktivitet nën shoqërinë e Sud Sound System, Caparezza dhe Negramaro në një koncert të paharruar në Sternatìa (Leccee). Menjëherë pas kësaj, Après La Classe rifilluan turnetë edhe për dy vite të tjera, duke regjistruar fazat më interesante të turneut dhe duke i përmbledhur sukseset e tyre në cd / dvd live “Luna Park dal vivo”: një përmbledhje kushtuar plotësisht fansave, gjithnjë e më të shumtë, në ndjekje të band. Në prill 2010 del albumi i ri me titull “Mammalitaliani” për Sunny Cola (etiketa e Caparezza, mik i grupit salentin prej vitesh me rradhë, që ka bashkëpunuar me ta në albumin e parë në këngën “Lu Sule Lu Mare Lu Jentu”) dhe i shpërndarë nga Universal Music Italia. Këtë herë djemtë përqëndrohen më shumë në aspektin e cilësisë së audios, duke krijuar një album të pazakontë ku idetë e reja dhe tingujt e rinj përzihen me përvojën live me eksperimente të ndryshme elektronike, duke kaluar edhe përmes këngëve të rëndësishme.

Pjesa “Mammalitaliani” kthehet menjëherë në një nga protagonistet e verës 2010, duke marrë Çmimin nga MEI si Pezzo Folk 2010 si dhe i rimiksuar nga dueti Two Fingerz. Turneu i Mammalitaliani, i cili filloi në maj 2010, nuk ndalet dhe mbërrin edhe jashtë vendit, duke ndaluar, ndër të tjera, për dy edicione të Hit Week në New York dhe Los Angeles si dhe në Montreux Jazz Festival.

Pas 4 vitesh mungesë në skenat diskografike, ata nxjerrin në dritë albumin: “Riuscire a volare”, një disk krejtësisht jashtë modeleve klasike të “ndriçimit” të grupit, brenda gjendet edhe një bashkëpunim me Giuliano Sangiorgi të Negramaro.

Gli Après La Classe janë:

CESKO (zë, Synth, kitarë)

PUCCIA (zë, fizarmonikë, tastierë)

COMBASS (bas, kor)

GIAMMY (bateri)

ALEX (kitarë)

http://www.apreslaclasse.org/bio/ 

  • Organizuar nga: TurtleFest
  • Ne bashkepunim me: IIC di Tirana, Cooperazione svizzera