Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

aDigital Perspective – a conversation on Technocene

20.03_Talk_aDigitalPerspective_web

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me GOCAT – Gallery of Contemporary Art Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë bisedën mes kritikut Nicolas Martino, artistes Alice Paltrinieri dhe kuratorit Marco Bassan.

aDigital Perspective – a conversation on Technocene

20.03.2025 ore 17:00

GOCAT – Gallery of Contemporary Art Tirana

Piramida e Tiranës

Hyrja e lirë

Në anglisht dhe italisht

 

Në kuadër të ekspozitës aDigital Perspective, takimi mbledh së bashku artistë dhe intelektualë, për të reflektuar mbi rolin e teknologjisë në kohën tone, si dhe për premtimin e saj përsa i përket emancipimit njerëzor. Në diskursin bashkëkohor, progresi teknologjik shikohet shpesh si një rrugë shpëtimi e pashmangshme, jo më një ideal utopik, por një realitet i prekshëm. Por cilat janë implikimet më të thella të këtij vizioni?

Biseda do të eksplorojë pikë ndërprerjet mes narrativës mbizotëruese të teknologjisë si shpëtim dhe përgjigjeve kritike të nxjerra në pah nga mendimi artistik dhe filozofik. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mënyrës së përqasjes së artistëve me Technocene – epoka në të cilën teknologjia është shndërruar në forcën kryesore, që i jep formë ekzistencës njerëzore – dhe sesi kjo paradigmë ndikon në prodhimin e sotëm artistik.

Po arti, a e përvetëson në mënyrë pasive këtë narrativë apo ofron mënyra alternative për të kuptuar dhe eksploruar gjendjen tonë teknologjike? Nga përkrahja entuziaste deri tek skepticizmi i plotë, artistët bashkëkohorë mesdhetarë, bashkëbisedojnë lidhur me pozicionin e tyre brenda këtij kuadri, duke ngritur pyetje thelbësore mbi fuqinë, përparimin dhe kufjtë e veprimit njerëzor.

Nicolas Martino, redaktor i revistës “OperaViva Magazine”, i është kushtuar raportit mes artit dhe politikës. Ai jep mësime estetike pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Sassari dhe pranë NABA (Romë). Në vitin 2024, kuroi ekspozitën “Res gestae” për “Quotidiana / Paesaggio” të Quadernales në Palazzo Braschi dhe bashkëkuroi (me Francesca Guerisoli) pavijonin italian në Bienalen e Maltës. Ndër të tjera ka redaktuar tekstet e Franko Berardi Bifos dhe Antonio Negrit për artin dhe letërsinë.

Alice Paltrinieri është një artiste romane, e lindur në vitin 1987. E diplomuar për skenografi, e nisi karrierën e saj duke punuar në sektorin e kinemasë. Formimi mes Romës, Londrës dhe Berlinit e ndihmoi të zgjeronte fushën e kërkimit, duke integruar teknologjitë që më tej shndërrohen në thelbësore gjatë punës së saj. Praktika e saj fokusohet tek hapësira, ndërveprimi dhe kujtesa, duke regjistruar një përdorim në rritje të komponentëve teknologjikë dhe materialeve të larmishme, të lakueshme në instalacione site-specific, në të cilat publiku luan një rol aktiv në përcaktimin e veprës. Ajo eksploron përvojën njerëzore, duke ripërcaktuar kufijtë mes mjediseve fizike dhe atyre dixhitale, për të ndërtuar një memorie pluraliste të përhershme. Vitet e fundit e ka zgjeruar kërkimin mbi  botën e ëndrrave, të cilën e analizon në shumë mënyra: nga kërkimi i zhdukjes së errësirës, ​​tek eksplorimi i vendit të ëndërruar, tek analiza e të dhënave të ngjarjeve të ndodhura gjatë ëndrrave. Në vitin 2023, solli në jetë projektin  TRAUMACLUB, në bashkëpunik me Andrea Guastadisegni-n, sound designer, projekt i cili përmes ndarjes së ëndrrave me të tjerët, lejon një udhëtim në nënndërgjegjen kolektive të ëndrrave, duke u kredhur në intimitetin e tjetrit. Ka ekspozuar në seli prestigjioze dhe në vitin 2017 ka fituar çmimin SetUp si artisti më i mirë nën moshën 35 vjeç.

Marco Bassan – kurator arti bashkëkohor, themelues i Spazio Taverna.

Ka kuruar projekte për institucione si MAECI, CDP Foundation, CONAI, Muzetë Capitoline, Muzeu Kombëtar Romak, Parku Arkeologjik Appian Way. Në vitin 2023 mbrojti tezën e doktoraturës në Roma Tre, mbi kontaminimin mes artit bashkëkohor dhe botës industriale, me fokus tek proceset e kuptimit të korporatës. Punon si docent dhe koordinator shkencor i kursit Art Manager pranë Institutit Europian të Inovacionit për Qëndrueshmërinë. Nga viti 2016 deri në vitin 2019, ishte kurator i hapësirës së drejtuar nga artistët CultRise, deri në vitin 2016 punoi si projektues konceptesh në studion arkitekturore Holzer Kobler në Cyrih dhe më pas u mor me strategjitë e komunikimit dhe agjendën kulturore për Webuild.

U diplomua në Inxhinieri Menaxhmenti pranë Universitetit Politeknik të Milanos në vitin 2014.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: GOCAT - Gallery of Contemporary Art Tirana