Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin me Forumin Ndërkombëtar të Arkitekturës SHARE për vitin 2025.
Për edicionin SHARE-Kosovë, kemi kënaqësinë të mbështesim pjesëmarrjen e Ark. Stefano Gri, bashkëthemelues i GEZA Architettura.
I lindur në Udine në vitin 1963, u diplomua për Arkitekturë në vitin 1988 pranë IUAV, Venecia dhe është anëtar i Urdhrit të Arkitektëve të Udines që nga viti 1990. Pas përvojave të ndryshme profesionale në Itali, në vitin 1992, u vendos në Spanjë për të bashkëpunuar me studion e Tonet Sunyer + Jordi Badia në Barcelonë. Në vitin 1999, së bashku me Piero Zucchi-n, ai themeloi studion e arkitekturës GEZA Gri e Zucchi Architetti Associati në Udine, e quajtur më pas në vitin 2018, GEZA Gri e Zucchi Architettura srl. Që nga viti 2002 është Visiting Professor pranë Universitetit IUAV, Venecia, Universitetit të Triestes / Gorizia në Itali, TUE Eindhoven, Holandë dhe Universitetit të Lijbljanës, Slloveni.