Ditën e martë, më 18 mars, në orën 18:00, me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, ka kënaqësinë të presë në bibliotekën e tij, një aktivitet të veçantë, të organizuar nga Departamenti i Gjuhës Italiane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës.
Aktiviteti përfshin lexime poezish të Pier Paolo Pasolini-t në gjuhën italiane dhe të përkthyera në shqip, nga një grup studentësh Bachelor në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian dhe Master në Mësimin e Gjuhës Italiane. Përzgjedhja e poezive të Pasolini-t nuk është e rastësishme: këtë vit shënohet 50-vjetori i ndarjes së tij nga jeta dhe kjo nismë është pjesë e një programi të gjerë kremtimesh, kushtuar këtij intelektuali të madh.
Për më tepër, duke qenë se Pasolini ushqente një admirim të thellë për Giovanni Pascoli-n, aq sa ia kushtoi atij tezën e diplomës, studentët do të provojnë të lexojnë edhe disa nga poezitë e poetit romanjol.
Në takim do të marrë fjalën së pari prof. Irena Lama, docente e Letërsisë Italiane në Departamentin e Gjuhës Italiane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës.
Ju presim të gjithëve për të kremtuar së bashku bukurinë e poezisë dhe lidhjen mes këtyre dy poetëve të mëdhenj.