Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të mbështesë FemFest 2025 me shfaqjen teatrale “Guximi i rebeleve” nga kompania Liberipensatori Paul Valéry
reading me muzikë live nga Stefania Rosso dhe Matteo Castellan
Me Stefania Rosso dhe Matteo Castellanù
Çfarë ndodh kur tre gra të jashtëzakonshme marrin flalën dhe përshkojnë kohën me idetë e tyre revolucionare? Donne in Rivolta rrëfen jetën e Olympe de Gouges, Cristina Trivulzio di Belgiojoso dhe Angela Davis: tre figura që, me guximin e veprimeve dhe fuqinë e mendimeve të tyre, kanë shënuar historinë, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme.
Në skenë, Stefania Rosso u jep zë këtyre historive, shoqëruar nga muzika live e Matteo Castellan, i cili me kompozimet e tij e shoqëron publikun në një udhëtim zanor mbresëlënës që shumëfishon fjalët dhe emocionet.
Një ndërthurje e teatrit dhe muzikës që përfshin epoka të ndryshme dhe ngre pyetje që janë ende aktuale edhe sot. Publiku nuk është thjesht spektator, por pjesë aktive e një rrugëtimi që eksploron kuptimin e rebelimit, lirisë dhe drejtësisë. Një përvojë teatrale intensive dhe tërheqëse, ku zërat e këtyre grave vazhdojnë të jehojnë, duke frymëzuar brezat e sotëm dhe të nesërm.
Kohëzgjatja: 60 minuta
Shfaqja do të jetë në gjuhën italiane.
info: www.liberipensatoripaulvalery.com
04.03.2025 19.00
Qendra Kulturore Tulla
Rruga Hiqmet Delvina, Tirane
Hyrja e lirë