Gjatë fjalës së tij, Ark. De Michelis do të trajtojë temën e shtëpisë si subjekt i artit bashkëkohor dhe marrëdhënies së saj me jetën moderne.
Takimi organizohet me rastin e Ekspozitës “Prova” të Adrian Paci pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.
Marco De Michelis (1945-) ka qenë profesor i historisë së arkitekturës dhe një nga themeluesit e fakultetit të Artit dhe Dizajnit në Venecia.
Ai ka qenë anëtar i Fondacionit Alexander von Humboldt (Berlin dhe Mynih) dhe studiues në Getty Center for the History of Arts i Santa Monica, Kaliforni. Nga viti 1999 deri në 2003 ka qenë Profesor Walter Gropius i historisë së arkitekturës te Universiteti Bauhaus në Weimar. Prej vitit 2011 jep lëndën e Historisë së Kulturës Pamore në Universitetin Luigi Bocconi në Milano. Ka mbajtur konferenca të shumta si në (AA Londra, IFA Parigi, ETSAB Barcellona, TU Berlino, Università di arti applicate Vienna, NAI Rotterdam, ETH Zurigo, Accademia di Architettura, Mendrisio, School of Architecture di Aarhus, Beckett University di Leeds, etc.), në Izrael (Bezalel, Shenkar College) e negli Stati Uniti (GSD Harvard, Princeton University, Duke University, UC Berkeley e Los Angeles, etc.).
Hulumtimi i tij fokusohet në tema kryesore mbi arkitekturën bashkëkohore dhe artet pamore. Marco de Michelis ka qenë kuratori drejtues i Trienales në Milano mes viteve 1993 dhe 1996.