instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin e tij me Forumin Ndërkombëtar të Arkitekturës SHARE për vitin 2024.
Për edicionin SHARE-Kosovë kemi kënaqësinë të mbështesim pjesëmarrjen e Arkitekt Francesco Magnani, themelues i studios MAP Studio map studio Magnani Pelzel Associated Architects
MAP Studio është një studio ndërkombëtare e arkitekturës, planifikimit urban dhe projektimit, e themeluar në vitin 2004 nga arkitektët Francesco Magnani dhe Traudy Pelzel, të cilët më pas themeluan studion e tyre të përbashkët arkitekturore në vitin 2010, e vendosur në qendrën historike të Venecias në një hapësirë të mrekullueshme në katin e dytë të Palazzo Foscarini përballë kishës Carmini. MAP Studio realizon projekte dhe ndërthur veprimtarinë profesionale publike dhe private me kërkimin shkencor, duke u fokusuar tek projektimi arkitektonik e rizhvillimi urban, si dhe tek transformimi i ndërtesave ekzistuese, dizajni i brendshëm dhe projektet ekspozitive. Punët e realizuara nga MAP Studio përshtaten gjithmonë me specifikat e sitit, programit dhe klientit. E konsiderojmë arkitekturën si një proces dialogu të vazhdueshëm dhe për këtë arsye përfshijmë ekspertë dhe konsulentë në çdo fazë të procesit të projektimit, puna e MAP Studio është publikuar në disa botime arkitekturore ndërkombëtare për klientët privatë dhe publikë.
Për programin e aktivitetit klikoni këtu