Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Java e IV e Kuzhinës Italiane në Botë / Kosovë – 18-24 nëntor

Këtë vit, për herë të parë, ekselencat agro-ushqimore dhe kultura e kuzhinës italiane do të arrijnë edhe në Kosovë, me një program të kuruar nga Agjensia e Tregtisë Italiane (ICE) në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe Institutin Italian të Kulturës.

“Edukimi ushqimor: Kultura e shijes” është tema e Javës dhe janë planifikuar më shumë se 1000 aktivitete në mbi 100 vende, përfshirë këtu edhe aktivitete promovuese dhe tregtare, takime me kuzhinierë, kurse gatimi dhe masterclass, konferenca, seminare dhe debate mbi traditën e kuzhinës italiane, degustime dhe darka me temë.

Kuzhinieri italian Cristian Broglia së bashku me Bekim Jasharin dhe Bleri Dervishin do të përgatisin pjata që ndërthurin traditën e madhe të kuzhinës italiane dhe recetat inovative. Në mbi 20 kafene, bare dhe restorante në Prishtinë, mund të shijohen pjata dhe pije tradicionale italiane dhe disa supermarkete do vendosin në një ambient të veçantë disa produkte italiane.

Programi i detajuar: http://italiantastekosovo.com/whoweare.php 

  • Organizuar nga: Italian Trade Agency (ICE)
  • Ne bashkepunim me: Ambasciata d’Italia a Pristina e IIC di Tirana