Monstrat
Regjia: Dino Risi
Me: Ugo Tognazzi, Vittorio Gassman, Lando Buzzanca, Marisa Merlini, Rika Dialina, Michèle Mercier
Komedi – Itali 1963, kohëzgjatja 118’, me titra në italisht.
Filmi është i ndarë në një sekuencë prej 20 episodesh plotësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha lidhen me një kontekst unik kohor dhe gjeografik: Roma e fillimit të viteve gjashtëdhjetë.
Të gjitha episodet rrotullohen rreth personazheve ekzemplarë, përgjithësisht të karikaturuar, interpretuar nga dy aktorët kryesorë, Ugo Tognazzi dhe Vittorio Gassman.