Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, ka kënaqësinë të prezantojë filmin e tretë të edicionit të tretë të ITALIAN SCREENS.
Palazzina LAF nga Michele Riondino
Me: Michele Riondino, Elio Germano, Vanessa Scalera, Domenico Fortunato, Gianni D’Addario..
Dramë I Itali, 2023 I 99’
1997. Një tjetër vdekje në punë sapo ka ndodhur në kompleksin industrial ILVA në Taranto, por Caterino Lamanna (Michele Riondino), punëtor në industrinë e çelikut, është gati të fajësojë sindikatat. Caterino që së shpejti do të martohet me Anën dhe shikon punët e tij, pikaset nga Giancarlo Basile (Elio Germano), drejtor i ILVA-s, i cili e rekruton që “të shkojë rrotull dhe t’i tregojë se çfarë po ndodh” në fabrikë dhe veçanërisht t’i raportojë mbi sindikalistin Renato Morra, i cili ndez mendjen e punëtorëve dhe i shtyn ata në rebelim. Basile i ofron Lamannës promovimin si drejtues skuadre dhe një makinë, por Caterino kërkon të dërgohet në Palazzina Laf, duke menduar se është një vend i privilegjuar, i rezervuar vetëm për disa të zgjedhur. Në realitet, është një ndërtesë e pashfrytëzuar, një ndërthurje mes rezervave indiane, spitalit mendor dhe burgut, ku gjatë orarit të punës mbyllen punonjësit e kualifikuar, ata që kanë krijuar “rrëmuja”, të cilët ftohen të japin dorëheqjen ose të pranojnë një pozicion më të ulët, krejt të papërashtatshëm për përgatitjen e tyre.
Fitues i i 5 çmimeve Nastri d’Argento dhe 3 çmimeve David di Donatello.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të paraqitur më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme e sektorit të Kinemasë dhe atij Audioviziv, nga Ministria e Kulturës dhe ng aAccademia del Cinema Italiano – Çmimet David di Donatello..
4.12.2024 ora 19:00
Kinema Millennium – Tiranë (Rruga Murat Toptani)
Hyrja e lirë
Filmi do të shfaqet në italisht me titra në anglisht.