Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, ka kënaqësinë të prezantojë filmin e dytë të edicionit të tretë të ITALIAN SCREENS.
Vermiglio nga Maura Delpero
Me: Tommaso Ragno, Giuseppe De Domenico, Roberta Rovelli, Martina Scrinzi, Orietta Notari, Carlotta Gamba, Sara Serraiocco.
Dramë I Itali, Francë, Belgjikë, 2024 I 119’
Lucia, Ada dhe Flavia janë tre vajzat e familjes Graziadei, që ka parë të lindin dhjetë fëmijë, por që për fat të keq jo të gjithë të mbijetuar, siç ndodhte rëndom në Italinë rurale të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Familja Graziadei jeton në një fraksion trentin të Vermiglio-s, në një shtëpi të vogël në mes të fushave dhe dëborës së dimrave të gjatë malor. Kryefamiljari, mësues në shkollën fillore, përpiqet t’i mësojë nxënësit jo vetëm të shprehen në një italishte të saktë në vend të dialektit që flasin të gjithë (përfshirë edhe famijlen e tij) në shtëpitë e tyre, por edhe të aspirojnë për diçka më të bukur dhe më të lartë se lodhja dhe mundimi i përditshëm. Kur familja Graziadei strehon një ushtar sicilian që ka braktisur ushtrinë, shkaktohet një reaksion zinxhir, të cilin familja duhet ta administrojë dhe që do të zhvillohet përgjatë katër stinëve të vitit të fundit të luftës.
Filmi u vlerësua në Festivalin e Filmit në Venecia dhe do të përfaqësojë Italinë në Oscar 2025, duke hyrë përfundimisht në listën e filmave më të mirë ndërkombëtarë të çmimeve të ardhshme të Academy Awards.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të paraqitur më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme e sektorit të Kinemasë dhe atij Audioviziv, nga Ministria e Kulturës dhe ng aAccademia del Cinema Italiano – Çmimet David di Donatello..
3.12.2024 ora 19:00
Kinema Millennium – Tiranë (Rruga Murat Toptani)
Hyrja e lirë
Filmi do të shfaqet në italisht me titra në anglisht.