Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë edicionin e tretë të Italian Screens – Kinemaja e re italiane në Tiranë.
ITALIAN SCREENS – Kinemaja e re italiane është një përmbledhje e filmave të përzgjedhur mes kandidatëve për çmimin David di Donatello, çmimi prestigjioz i Akademisë së Kinemasë Italiane, e cila çdo vit përzgjedh filmat më të mirë italianë.
Për edicionin e tretë u zgjodhën tre filma, të ndryshëm nga zhanri dhe ambjenti: Un mondo a parte nga Riccardo Milani, fitues i 4 çmimeve Nastri d’Argento; Vermiglio nga Maura Delpero, i vlerësuar në Festivalin e Filmit në Venecia me Luanin e Argjendtë – Çmimi i Madh i Jurisë; Palazzina LAF nga Michele Riondino, fitues i 5 çmimeve Nastri d’Argento dhe 3 çmimeve David di Donatello.
Filmat do të shfaqen nga data 2 deri më 4 dhjetor në Kinema Millennium në Tiranë (Rruga Murat Toptani), në italisht me titra në anglisht. Hyrja është e lirë .
Italian Screens është një nismë e ideuar për të paraqitur më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme e sektorit të Kinemasë dhe atij Audioviziv, nga Ministria e Kulturës dhe ng aAccademia del Cinema Italiano – Çmimet David di Donatello.
Italian Screens përbën një mundësi tejet të rëndësishme për t’i bërë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, për të krijuar një audiencë që vlerëson produksionet e shkëlqyera të momentit, por edhe për t’i prezantuar operatorëve vendas më të mirën e asaj që sistemi audioviziv italian ofron për të, me qëllim inkurajimin e bashkëprodhimeve, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë sonë. Ekspozita përfaqëson gjithashtu një mundësi mjaft të mirë network-u për të lejuar operatorët e sektorit të qendrojnë në kontakt me ata që mund të ilustrojnë më së miri programin nxitës, në nivel kombëtar dhe rajonal, në mbështetje të produksionit për ata që rezlizojnë xhirimet në Itali.
Kalendari:
02.12.2024 ora 19.00
Un mondo a parte nga Riccardo Milani
Me: Antonio Albanese, Virginia Raffaele, Sergio Saltarelli, Alessandra Barbonetti.
Komedi I Itali 2024 l 113′
Duke u përpjekur në çdo mënyrë për të shpëtuar një shkollë speciale. Antonio Albanese rikthehet si protagonist i një komedie me regji të Riccardo Milani-t.
—-
03.12.2024 ora 19.00
Vermiglio nga Maura Delpero
Me: Tommaso Ragno, Giuseppe De Domenico, Roberta Rovelli, Martina Scrinzi, Orietta Notari, Carlotta Gamba, Sara Serraiocco.
Dramë I Itali, Francë, Belgjikë, 2024 I 119′
Tre motra, Lucia, Ada dhe Flavia: jo më fëmijë, por as gra të rritura, në vitin e fundit të konfliktit botëror, një e shtënë e vetme shënon fundin e pafajësisë së tyre.
—-
04.12.2024 ora 19.00
Palazzina LAF nga Michele Riondino
Me: Michele Riondino, Elio Germano, Vanessa Scalera, Domenico Fortunato, Gianni D’Addario.
Dramëa I Itali 2023 I 99′
Një film me një strukturë solide civile dhe ngjyra groteske dhe zemërate që sjellin në mend filmin La classe operaia va in paradiso me regjisor Elio Petri.