Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Live Edges nga Marco Campardo në ekspozitë pranë Bazament Art Space

LiveEdges_MarcoCampardo_web

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Bazament Art Space për prezantimin e instalacionit Live Edges nga artisti Marco Campardo, të kuruar nga Luca Lo Pinto.

Ekspozita hapet në kuadër të Tirana Art Weekend.

30.11.2024 – 15.02.2025

Përurimi: 30.11.2024 në orën 20.00

Bazament Art Space

Rruga Pjetër Bogdani 37, Tiranë, Albania

Marco Campardo zakonisht nuk krijon projekte plotësisht nga e para. Në vend të kësaj, ai gjen frymëzim tek elementë të ndryshëm që i japin formë një projekti, shpesh të tërhequr nga përzgjedhja e materialeve specifike ose identifikimi i zgjidhjeve inovative në përgjigje të sfidave dhe kufizimeve të projekteve individuale. Qasja e tij thekson një eksplorim të menduar të burimeve ekzistuese dhe një ndërgjegjësim të mprehtë se si të lundrohet përmes kufizimeve të qenësishme në çdo projekt, duke e lejuar të krijojë rezultate unike që janë funksionale dhe estetikisht të këndshme.

Kjo ekspozitë në Tiranë konfirmon këtë qëndrim. Në të vërtetë, ajo është pothuajse një manifest dhe përfaqëson një zhvillim të mëtejshëm të kërkimit të të bërit dizajn dhe një reflektim mbi mundësitë e tij sot. Live edges është një plejadë pjesësh të ndryshme, të gjitha të dizajnuara për këtë rast. Një stol, një konsol, dy tavolina, një tavolinë salloni, një bazament (të gjitha prej druri) dhe tre pasqyra. Format janë frymëzuar nga një lojë fëmijërie, në të cilën vizatoheti me penë të trashë dhe, në varësi të mënyrës se si ajo lëvizet, vijat janë gjithmonë paralele dhe distancat gjithmonë të njëjta. Duke parë të bijën tek vizatonte, Marco zgjodhi të përdorë atë metodë në dukje abstrakte, tek objektet funksionale.

Titulli i ekspozitës është një ndërhyrje ironike në të ashtuquajturën “buzë e gjallë”, apo buzë e papërfunduar gjatë punimit të drurit. Duke e analizuar fjalë për fjalë, ai i shndërroi ato buzë në skaje të mprehta, duke i gjallëruar skajet në një formë të valëzuar pothuajse sikur struktura të ishte një snack për t’u përtypur.” – Luca Lo Pinto

Marco Campardo është një dizajner londinez, i cili merret me prodhimin, kërkimin dhe mësimdhënien. Ka një interes të veçantë për eksperimentimin dhe prodhimin material si një formë e praktikës kritike, duke e përdorur atë për të eksploruar narrativa më të gjera rreth kulturës, materialitetit, identitetit dhe autenticitetit. Puna e Marco-s zë fill me eksperimente praktike dhe kërkime, me synim vënien në dyshim të natyrës së modeleve bashkëkohore të prodhimit. Me një interes të madh për materialitetin, kërkimi i tij kërkon të përmbys apo përshtatë proceset e prodhimit industrial, për të propozuar një alternativë ndaj prodhimit masiv të standardizuar. Rezultati përfundimtar i këtij procesi janë objektet e rafinuara estetikisht dhe konceptualisht, forma përfundimtare e të cilave përcaktohet nga vetë procesi i prodhimit. Duke luajtur me metoda dhe materiale të nivelit të lartë dhe lo-fi, projektet e Marco-s mund të shihen si një ekspozitë mbi vlerën e prodhimit dhe artizanatit.

https://marcocampardo.com/

 

  • Organizuar nga: Bazament Art Space
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë