Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Fondacionin LC5 për shfaqjen e dokumentarit “UDHA – Një gjak, një gjihë, një besë” nga Alessandro Ferrantelli.
UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë me regji të Alessandro Ferrantelli
Dokumentar l 40 min
Prodhuar nga: LC5 Foundation
Nisur nga dëshira për të zbuluar një pjesë së rrënjëve tona dhe për të njohur nga afër vëllezërit tanë arbëreshë, dokumentari serial me protagonista Lorik Canën dhe Arbër Agalliun shoqeron publikun në zbulomin e Arbërisë siçiliane dhe kalabreze.
Rrugëtimi i dy protagonistëve nis nga qyteza arbëreshe Hora e Arbëreshëvet (Piana degli albanesi) në provincën e Palermos për të mbërritur më pas në Kalabri, duke treguar jetën e përditëshme dhe festat e komuniteteve arbëreshe në qytezat e Çiftit, Shëngjin Sofisë, Shëngjin Mitrit, Firmozës, Ungrës dhe Falkunarës.
Dokumentari zhvillohet në arbërisht, duke u dhënë zë qytetarëve arbëreshë pa dallim dhe ka si synim mbi të gjitha njohjen e publikut me gjuhën arbëreshe, të cilën vëllezërit tanë të përtej detit kanë përcjellë deri ditët e sotme prej kohës së lashtë të Gjergj Kastriotit.
Në fund të shfaqjes do të ketë një panel bashkëbisedimi me praninë e:
21.11.2024 ora 19:00
Kinema Millennium
Hurja e lirë