Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

TOSCA – nga Giacomo Puccini në Teatrin e Operës dhe Baletit Tiranë

Tosca_opera_web

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Operës dhe Baletit Tiranë për vënien në skenë të operas TOSCA, me rastin e njëqindvjetorit të vdekjes së kompozitorit Giacomo Puccini.

Tosca është një operë me tre akte nga Giacomo Puccini, me libret të Giuseppe Giacosa dhe Luigi Illica.

Një histori e shkurtër dashurie dhe vdekje.

Në Romën e viteve 1800, pas dështimit të Republikës Romane, kur shteti papal kishte nisur ndalimet e përfaqësuesueve dhe mbështetësve të Republikës, jeta e piktorit Mario Cavaradossi dhe të dashurës së tij Tosca, kryqëzohen me Cesare Angelotti, një patriot i arratisur nga burgjet e Papës.Në gjurmët e të arratisurit është vetë kreu i policisë papale, baroni Scampia, i cili i dashuruar me Toscan, përfiton nga situata për ta shtënë në dorë. Vepra dramatike përfundon ashtu siç duhet të përfundojë një tragjedi: i arratisuri vdes, zuzari Scampia vdes nga duart e Toscas, piktori vdes dhe Tosca në fund kryen vetëvrasje.

AKTI I: Angelotti, bonapartist dhe ish-konsull i Republikës Romane, arratiset nga burgu i Castel Sant’Angelo dhe fshihet në bazilikën e Sant’Andrea della Valle, ku e pret motra e tij, që i ka sjellë veshje grash në mënyrë që të kalojë pa u diktuar. Gruas, Marchesa Attavanti, i është bërë një portret pa  dijeninë e saj nga kalorësi Mario Cavaradossi. Papritur ia beh një sakristan dhe Angelotti fshihet derisa pikaset nga Cavaradossi, me të cilin ndan të njëjtin besim politik. Angelotti detyrohet të fshihet sërish për shkak të ardhjes së Floria Toscas, të dashurës së Cavaradossit, e cila pasi shikon portretin e Marchesës, i bën një skenë xhelozie. Lajmi për arratisjen e Ancelottit tashmë është përhapur dhe Cavaradossi vendos ta ndihmojë. Të dy maskohen si gra, por harrojnë erashkën. Ndërsa fëmijët përgatiten të këndojnë Te Deum, Scarpia hyn në kapelë, në gjurmët e Angelottit, dhe dyshon për Marion. Ai përpiqet të përfshijë edhe Toscan, e cila duke parë erashkën, pushtohet nga xhelozia dhe zotohet ta gjejë, ndërsa Scarpia i vendos njerëz nga pas për ta ndjekur.

AKTI II: Ndërsa në Pallatin Farnese zhvillohen festime ë prani të mbretit dhe mbretëreshës së Napolit, Mario arrestohet dhe merret në pyetje. Ai nuk e tregon vendndodhjen e Angelottit dhe kështu Scarpia e mbyll në një dhomë për ta torturuar. Kur Tosca kthehet dhe dëgjon rënkimet e të dashurit të saj, i dorëzohet shantazhit dhe i zbulon Scarpias vendin ku fshihet Angelotti. Mario zbulon gjithçka dhe zemërohet keq me Toskën, ndërkohë që Scarpia i kërkon asaj t’i jepet, në këmbim të jetës së të dashurit të saj. Tosca bën sikur pranon, por më pas e qëllon dhe Scarpia vdes.

 AKTI III: Mario, në muret e Castel Sant’Angelo, tashmë është gati të vdesë dhe vdes përpara syve të Toscas, të cilën ndërkohë e kanë arrestuar për vrasjen e Scarpias.

 

6-7-8-10.11.2024 në orën 19:00

Teatri i Operës dhe Baletit

🎟️Biletat mund t’i blihen çdo ditë pranë sporteleve të TKOB nga ora 10:00 në orën 14:00 dhe nga ora 16:00 në orën 20:00.

  • Organizuar nga: Teatri i Operas dhe Baletit Tirane
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë