IIC në bashkëpunim me Radio MI ju fton të përshkoni këtë verë Italinë dhe çizmen e saj me një seri podcast origjinale kushtuar librit italian. Çdo episod i kushtohet një romani dhe do të alternohen klasikët e letërsisë dhe veprat bashkëkohore me një prezantim të shkurtër të autorit, përmbajtjen e romanit si dhe një koment mbi të.
Midis pjesëve të ndryshme do të ketë intermexo muzikore: pjesë muzikore të përmendura gjatë romanit, të famshme për periudhën në të cilën janë vendosur ngjarjet, ose të lidhura me vendet e rrëfyera në të si dhe kolona zanore të shndërrimeve të ndryshme kinematografike të veprës.
Dëgjim të këndshëm dhe lexim të mbarë!
Çdo të martë në orën 12:00, 15:00 dhe 17:00 në www.radiomi.al