Në kuadër të Javës XXIV të Gjuhës Italiane në Botë, Instituti Italian i Kulturës dhe Konfederata Zvicerane në Tiranë, prezantojnë filmin:
Il fiume ha sempre ragione di Silvio Soldini
Me Alberto Casiraghy, Josef Weiss.
Dokumentar Itali, Zvicër, 2016 kohëzgjatja 72′
Portreti i Alberto Casiraghy dhe Josef Weiss, mes Italisë dhe Zvicrës, artistë unikë në botën e fjalës së shkruar.
Ashtu si Johannes Gutenberg, Alberto Casiraghy e ka shndërruar shtëpinë e tij në Osnago në një “dyqan” të vërtetë editorial: me një makinë të vjetër me taste të lëvizshëm, ai stampon libra të vegjël dhe të çmuar me poezi dhe aforizma. Jo shumë larg, përtej kufirit zviceran, Josef Weiss ndërthur ndjeshmërinë e grafikut me teknikën e restauruesit, për të krijuar botimet e tij artistike.
15.10.2024 ora 18:30
Kinema Kub- Piramida Tiranë
Hyrja e lirë