Nga data 11 deri më 16 tetor 2020, Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR, do të nisë edicionin e tij të shtatë.
Pas pesë vitesh të suksesshme në Sarandë, këtë vit DEA arrin për herë të dytë në Tiranë, për të ndarë me publikun si dhe me studentët e regjisorët e kryeqytetit, përvojën kinematografike dhe profesionale europiane.
DEA mbetet një Festival OPEN AIR.
Janë zgjedhur 68 filma, nga të cilët 6 filma artistikë me metrazh të gjatë, 22 me metrazh të shkurtër, 24 filma për studentë dhe 16 dokumentarë.
Ky Institut mbështet Festivalin me projeksionin e filmit me metrazh të gjatë:
Unë nuk jam vrasës i Andrea Zaccariello
Me: Riccardo Scamarcio, Alessio Boni, Edoardo Pesce, Claudia Gerini, Sarah Felberbaum
Thriller, – Itali, 2019, kohëzgjatja 111 minuta
Nënkomisari Francesco Prencipe del nga shtëpia për të takuar mikun e tij më të mirë, gjykatësin Giovanni Mastropaolo, me të cilin ka gati dy vjet pa u parë. Po atë mëngjes, gjykatësi gjendet i vdekur. Filmi ka marë një kandidaturë për çmimin Nastri d’Argento
Info: https://deafilmfest.al/
14 tetor, ora 19:00 / Amfiteatri i Universitetit të Arteve në Tiranë