Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me International Youth Literary Festival “Tirana Gate 2024″, me praninë e shkrimtarit Antonio Caiazza.
Antonio Caiazza lindi në Siano (Salerno) në vitin 1964. Ai ka mbi tridhjetë vjet që jeton në Trieste, ku punon si gazetar për redaksinë rajonale të RAI-t. Caiazza prej shumë vitesh ndjek ngjarjet në Shqipëri. Pas një udhëtimi të bërë në vitin 1985, botoi në Mattino di Napoli një reportazh të titulluar “Shqipëria ku koha është Tirana”. I diplomuar për Drejtësi, vijoi studimet pranë Shkollës së Gazetarisë LUISS (Romë) në vitin 1992, ku u diplomua me temën “Shqipëria, viti zero”. Artikuj mbi evolucionin e sistemit komunist shqiptar u botuan gjithashtu në gazetat L’Unità dhe Il Manifesto. Në vitin 1997, ndoqi nga Tirana për Radio dhe TV Koper-Capodistria (RTV Slovenija), trazirat e krijuara nga kriza financiare dhe institucionale që tronditi vendin. Në vitin 1999, ndoqi nga Shkupi (Maqedoni) luftën në Kosovë dhe krizën humanitare të shkaktuar nga ardhja e mbi 400 mijë refugjatëve (Il Gazzettino di Venezia dhe Radio TV Capodistria).
Caiazza është autor i “In alto mare, viaggio nell’Albania dal comunismo al futuro” (Instar Libri, Torino, 2008, 2010) dhe i romanit “La notte dei vinti” (Nutrimenti, Romë, 2014).
Programi i festivalit: 9-10.10.2024